Benita Kërcënon Labinotin


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 tensionet kanë shpërthyer fuqishëm. Sipas përshkrimeve të banorëve dhe bisedave brenda shtëpisë, Benita është përballur ashpër me Labinot Rexhën, duke e paralajmëruar me tone të ngritura dhe fjalë të rënda. Ajo thuhet se i ka thënë:
“Mos u ngacmo me mua, se unë t’prishi me familje. Mos i merr mo shoqet e mia me ker!”
Momenti është përjetuar si një nga përplasjet më të forta të ditës, duke ndezur debat mes banorëve dhe krijuar atmosferë tensioni në gjithë shtëpinë.